“Kam qenë mbrojtës i madh për nivelin e Shqipërisë”, Nevil Dede flet për Marash Kumbullën: Të largohet nga Roma, kështu ndihmon edhe Kombëtaren

Nevil Dede ka dhënë një intervistë për “Tribal Football” ku ka folur veçanërisht për Marash Kumbullën. Trajneri ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë vetë protagonist në fushën e blertë, teksa mes buzëqeshjes është shprehur se ka qenë mbrojtës i madh për nivelin e futbollit shqiptar.

“Kam qenë një mbrojtës i madh në nivelin e futbollit shqiptar, por nuk e di se çfarë do të kisha bërë në nivele të tjera. Dëshira ime është që Marash Kumbulla të ketë më shumë minuta në këmbë, të luajë për një klub ku të ndihet i qetë, sepse sa më mirë të ndihet dikush në një klub, aq më mirë luan.

Kumbulla ka shumë kualitete, plus është një lojtar i ri dhe shpresojmë që të marrë gjithnjë e më shumë minuta dhe të zhvillohet më shumë. Në këtë mënyrë ai mund të ndihmojë veten, por edhe kombëtaren shqiptare”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *