Partizani ka humbur me shifrat 0-2 në derbin me Tiranën. Portieri Rexhepi ishte protagonist në këtë takim me penalltinë e pritur të Xhixhës dhe më pas me gafën e bërë, në golin e parë të pësuar. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës” ishte edhe gazetari Fatjon Baze, që e ka cilësuar portën si pikën më të dobët të Partizanit të Kolelës.
“Mendimi im është që deri në këto momente pika më e dobet e skuadrës së Partizanit, megjithë respektin për porterin Rexhepi, është porta. Kjo nuk është hera e parë që ai bën të tilla gafa, pasi edhe me Egnatian bëri sërish një gjë të tillë.
Edhe në takimet e tjera në daljet që ai kryen nuk është një porter që ofron shumë siguri. Për momentin Partizani Alban Hoxhën ka portierin tjetër, Teqjan që beri paraqitje mjaft të mirë e dërgoi në huazim tek Bylisi. Mendoj që porta është reparti që Partizani po çalon dhe ka problemin më të madh”, u shpreh Baze. /Sport Ekspres/