FOTO/ Tifozët e Partizanit shënjestrojnë drejtorin sportiv të Tiranës, hapin banerin për Tefik Osmanin

Sot kryeqyteti i ka sytë nga derbi Partizani-Tirana. Dy skuadrat legjendare të futbollit shqiptar ballafaqohen këtë mbrëmje për herë të parë për këtë sezon. Si zakonisht në duele të tilla, loja nuk luhet vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna.

Tifozët e Partizanit kanë shënjestruar këtë herë drejtorin sportiv të Tiranës. “Tefik Osmani=Eni Çobani“, shkruhet në banerin e shpalosur nga tifozeria e kuqe në derbin që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *