Vetëm 45 minuta dhe duhej të linin menjëherë stadiumin, për të mos parë më tej turpin e ekipit të tyre. Kjo po ndodh në ndeshjen mes Manchester City dhe Manchester United, teksa pjesa e parë përfundoi në shifrat 4-0. Foden realizoi golin e parë të takimit. Më pas kryefjala iu la Haland dhe De Bryune.
Për vetëm katër minuta do të shënoheshin dy gola, teksa De Bryune shërbente dhe Haland shënonte. Pasimi i golit të tretë ishte një magji e vërtetë e ardhur nga ky mesfushor. Sa i përket golit të katërt, Haland do të jepte asist për Foden. Pra me vetëm tre lojtarë, Manchester City po e shkatërron rivalin e përjetshëm. Ndërkohë tifozët e Manchester United kanë braktisur menjëherë stadiumin. /Sport Ekspres/