“Nuk e kam parë kurrë më parë”, Gent Muça i habitur: Laçi po humbiste dhe lojtari i tyre po merrte kohë

Laçi duket se ka humbur totalisht hijeshinë e viteve të kaluara. Skuadra veriore humbi përsëri ditën e djeshme me rezultatin 0-1 ndaj Kukësit. Me këtë disfatë trajneri Vukiceviç dhe lojtarët e tij numërojnë 5 humbje radhazi në Superligë, duke e vendosur Laçin në fundin e tabelës.

Ish lojtari i Tiranës Gent Muça ishte i ftuar në emsionin sportiv në Oversport deklaroi se është i habitur me këto performanca të dobëta të Laçit. Sipas tij kjo skuadër nuk ka qenë kurrë në nivele të tilla, por ajo që e shqetëson më shumë është mos kokëçarja nga ana e lojtarëve për rezultatet negative.

“Laçi ka ndryshuar. Nuk e kam parë kurrë që ekipi të humbiste 0-1 dhe lojtari i Lacit që shtrihej në tokë në fund të ndeshjes dhe e merrte me qetësi”- u shpreh Gent Muça. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *