Skënderbeu ndodhet në Kategorinë e Parë pasi nuk arriti që të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar gjatë sezonit të shkuar. Tifozët nuk janë mësuar ende që ta shohin ekipin e tyre në këtë nivel dhe për këtë arsye, kritikat vazhdojnë, pavarësisht rezultateve të marra.
Në ditën e sotme korçarët hasën jo pak vështirësi me Luzin. Pjesa e parë u mbyll 1-0, por në të dytën arritën që ta përmbysnin 1-2. Duke parë reagimet e tifozëve, lojtari i Skënderbeut, Zguro, ka lënë një koment në faqen zyrtare.
“Kur humbasim thoni se ju mundën fshatrat. Kur fitojmë thoni se fituan me fshatrat. Boll se latë nam disa persona, boll. Shumica nga ju na duan dhe na përkrahin dhe jo pak që nuk na doni, bëhuni me pjesën tjetër dhe lëreni smirën por na përkrahni”, shkruan Zguro. /Sport Ekspres/