Kristjan Asllani ka bërë sot debutimin nga minuta e parë me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar ka përfituar nga mungesa e Brozoviçit, duke rrëmbyer me të dyja duart shansin e tij. 20-vjeçari nga Elbasani ka bërë një paraqitje pozitive dhe madje i shkoi fare pranë golit.
Nuk munguan as duartrokitjet e tifozëve, të cilët në minutën e 38 brohorasin njëzëri për guximin e tij. Zaniolo vihet në zotërim të një topi të kthyer nga goditja e këndit dhe niset me shpejtësi për të zënë në befasi mbrojtjen zikaltër. Por pas tij vihet menjëherë Asllani, i cili i heq topin nga këmbët dhe e dërgon topin në rivënie anësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/