Kristjan Asllani realizoi më në fund debutimin nga minuta e parë me fanellën e Interit. Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje pozitive në humbjen e zikaltërve kundër Romës. “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar performancën e Asllanit me notën 6.5, më e larta nga lojtarët e Interit. Një notë të tillë e ka marrë vetëm Dimarko, i cili shënoi golin e parë në minutën e 30.
“Gjysmë vote më shumë, sepse me vetëm tridhjetë minuta mbi supe nuk ishte e lehtë të menaxhoje një debutim të tillë. Po ashtu ishte afër shënimit në pjesën e dytë”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb”-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/