VIDEO/ Asllani bind në debutimin e tij si titullar, Roma përmbys Interin në “Xhuzepe Meaxa“

Inter-Roma ka përfunduar me rezultatin 1-2. Zikaltrit nuk mundën ta ruanin avantazhin, teksa kryeqytetasit i përmbysin në “Xhuzepe Meaxa“. Xheko ishte ai që shkundi i pari rrjetën në pjesën e parë të takimt, por VAR-i i mohon golin e 100 në Serie A. Boshnjaku gjendej në pozicion jashtë loje dhe shifrat kthehen përsëri në 0-0. Në minutën e 30 Dimarko finalizon me gol një aksion medel për Interin dhe këtë herë festa është e gjitha e tyre.

Por 9 minuta më vonë ishte Paolo Dibala ai që heshti tifozët zikaltër me një gol të jashtëzakonshëm. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa në të dytën ishte Roma ajo që gjeti përsëri rrugën e rrjetës. Kur kronometri shënonte minutën e 75, një krosim nga mesfusha vjen në zonë dhe Smolling e shtyn topin pas shpinës së Handanoviçit për t’i dhënë fitoren verdhekuqve.

Pavarësisht humbjes, kjo e sotmja ishte një ndeshje e veçantë për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar ka përjetuar sot debutimin si titullar me fanellën e Interit. 20-vjeçari zuri vendin e Brozoviçit dhe e justifikoi më së miri besimin e Inzagit. Loja e tij erdhi në rritje përgjatë minutave, e madje flirtoi me golin pas një goditjeje nga jashtë zone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *