Chelsea ka arritur të marrë një fitore jetike me përmbysje ndaj Crystal Palace. Vendasit kaluan të parët në avantazh, ndërsa Aubameyang barazoi gjithçka në të 38. Kështu u mbyll pjesa e parë. Ndërkohë në minutën e 75 do të aktivizohej Armando Broja në vendin e Aubameyang, ndërsa Callagher hyri në vendin e Loftus Cheek.
Ishte pikërisht Callagher që i dha fitoren e madhe londinezëve me anë të një goli nga distanca në të 89, duke e mbyllur takimin 1-2. Sa i përket Brojës, sulmuesi shërbeu vetëm për të vendosur në vështirësi rivalët me shpejtësinë e tij, teksa nuk kishte asnjë mundësi për të lënë gjurmë. /Sport Ekspres/