Armando Broja është një prej lojtarëve të shumtë të Chelsea që janë të pakënaqur me të dhënat e fundit të lojës me popullore në botë, FIFA23. Sulmuesi shqiptar nuk kishte shpejtësinë që priste në këtë lojë dhe për këtë arsye ka lënë komentin e tij, pa humbur sensin e humorit. “Unë jam më i shpejtë se Sterling”.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e shokut të ekipit, mbrojtësit të Chelsea. “Ti je më i shpejti, ti e di. Mund të jesh më i shpejti që ka Chelsea në ekip. Ata nuk dinë ende asgjë për ty”, u shpreh Chilwell. /Sport Ekspres/