Marash Kumbulla shkon të përfaqësojë Romën përpara Papës: Falenderoj Atin e Shenjtë që donte këtë ngjarje

Marash Kumbulla ishte i pranishëm në Vatikan ditën e sotme, për të prezantuar një ndeshje të veçantë që do të zhvillohet në nëntor. Më konkretisht, më datë 14 nëntor, në stadiumin “Olimpiko” do të organizohet ajo që quhet “Ndeshja për Paqen”. Një prej ekipeve që do të zbresë në fushë është Roma, ndërsa personi që u përzgjodh për të prezantuar këtë takim ishte pikërisht Marash Kumbulla. Ky i fundit është paraqitur në një konderencë në shtetin e shenjtë të Vatikanit, ku ka falenderuar Papën që kërkoi organizmin për të tretin vit të kësaj ngjarjeje.

“Faleminderit të gjithëve që më dhanë këtë mundësi dhe falënderoj Atin e Shenjtë që deshi këtë ngjarje. Në këtë tryezë, dua të theksoj, nuk ka kundërshtarë, është vetëm një ekip, ai i Paqes, për të cilin duhet bërë tifo. Ne e dimë se nuk mund ta ndalim luf.tën, por mund të sjellim sa më shumë njerëz të ndërgjegjësohen dhe të informohen. Dua ta bëj këtë çdo ditë, në mënyrën time të vogël dhe me shokët e mi nga Roma”, është shprehur Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar më pas shtoi në Instagram: “Futbolli duhet të jetë gjithmonë sinonim i unitetit, shpirtit të ekipit dhe ndarjes. Me shumë krenari dhe ndjenjë përgjegjësie mora pjesë në konferencën për të prezantuar lojën për paqe. Dua të falënderoj Atin e Shenjtë që donte Romën për këtë ngjarje që më dha mundësinë ta përfaqësoj atë në këtë ditë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *