“Jeni krenaria e Shqipërisë”, Armand Duka reagon për suksesin historik nga Vllaznia

Vllaznia e femrave ka arritur të shkruajë histori me kalimin në grupet e Champions League. Ky ekip fitoi 2-1 ndaj Vorskla dhe tani do të jetë pjesë e më të mirave në Europë. Mbi këtë arritje ka reaguar edhe kreu i FSHF, Armand Duka.

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite. Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FShF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.Urime Vllaznia. Urime vajza!”, shkruan Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *