Një arritje e madhe dhe historike, Vllaznia e femrave kalon për herë të parë në grupet e Champions League. Ishte një kufijtë e së pabesueshmes, por burrneshat e Shkodrës e realizuan objektivin e tyre mes një drame të madhe në fundin e takimit.
Vllaznia e mbylli pjesën e parë në shifrat 1-0 falë golit të Patterson në të 33. Por në minutën e 84 do të akordohej një penallti për Vorsklan. Gardiania e Vllaznisë arriti ta priste penalltinë dhe teksa ishte në eufori e sipër, bëri një gabim të madh në goditjen e këndit vetëm pak sekonda më vonë, duke i dhuruar barazimin ukrainaseve. Komentatori i takimit ishte duke komplimentuar me të drejtë gardianen e Vllaznisë, por fjala e tij është ndërprerë në mes pikërisht për shkakun e pasigurisë në dalje.
E teksa zhgënjimi u shtua te ekipi shqiptar, Berisha dhuroi një perlë të vërtetë nga distanca duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, në minutën e 89. Asnjë shpresë për kundërshtaret që të rikthenin sërish ekuilibrin, ndërsa Shqipëria përfaqësohet në nivele të larta edhe nga një ekip femrash. /Sport Ekspres/