Një detaj i veçantë ka ndodhur pas ndeshjes me Shqipërisë dhe Islandës, e mbyllur në shifrat 1-1. Lojtarët kanë shkuar tek tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pritur.
Megjithatë ka pasur komunikim mes tyre. Lojtarët kanë menduar t’i japin fanellat, ndërsa te TKZ i kanë hedhur mbrapsht këto fanella duke kërkuar shpjegime për performancën. Në fund ishin tifozët që i dhanë lojtarëve shallet dhe bluzet e tyre. /Sport Ekspres/