Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Islandës. Kuqezinjtë e kanë pësuar sërish në minutat e fundit, pavarësisht rasteve të pafundme që janë shpërdoruar. Ndërkohë në fundin e takimit, lojtarët kanë shkuar që të duartrokasin tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pranuar dhe janë kthyer me vërshëllima. /Sport Ekspres/