Rezultatet e dobëta të Kosovës në Ligën C, nuk mbushet as gjysma e stadiumit për ndeshjen e sotme në “Fadil Vokrri”

Rezultatet e dobëta të Kosovës kanë nisur edhe shkëputjen e tifozëve nga përfaqësuesja e tyre. Pak tifozë pritet të jenë në takimin e sotëm ku dardanët do të përballen me Qipron, për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Kjo ndeshje është jo pak vendimtare për Kosovën që në rast dështimi, mund të përfundonte në nivelin e fundit, atë të Ligës D. Sipas asaj që raportojnë mediat deri tani, pritet që as gjysma e stadiumit “Fadil Vokrri” të mos jetë i mbushur për ndeshjen me Qipron. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *