Shqipëria është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Izraelin. Lajmet e fundit tregojnë për ndryshime në mënyrën sesi Reja do të përballet me këtë kundërshtar. Deri tani raportohej se Veseli do të merrte vendin e titullarit në mbrojtje, së bashku me Ardian Ismajlin, të paprekshmin.
Megjithatë Reja duket se ka menduar një surprizë. Vendin e Veselit pritet që të marrë Arlind Ajeti, i njohur ndryshe edhe si “ministri i mbrojtjes” për super performancën që na dhuroi të gjithëve në Europianin e Francës. /Sport Ekspres/