Po i shohin me sy hapur, trajneri i Hungarisë shkruan pasi mundi Gjermaninë: Ëndrra të bukura miqtë e mi

Në Hungari po shikojnë ëndrra, edhe pa qenë e nevojshme që të dremisin. E gjitha kjo falë trajnerit Marco Rossi. Pas momentit të vështirë që kaloi me dy humbjet kundër Shqipërisë, italiani i bindi sërish të gjithë se është i aftë për ta ngritur Kombëtaren në nivelet më të larta.

Në mbrëmjen e sotme erdhi një tjetër fitore, këtë herë në transfertë me Gjermaninë në shifrat 0-1. “Ëndrra të bukura miqtë e mi”, shkruan menjëherë pas ndeshjes në faqen e tij zyrtare, Marco Rossi, duke i bashkangjitur rezultatin e takimit të sotëm. Hungaria është duke kryesuar grupin ku gjendet Anglia, Gjermania dhe Italia. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *