Hungaria arriti të fitonte ndaj Gjermanisë me shifrat 0-1 falë golit të Szalai. Një arritje e madhe për Kombëtaren e Rossit, që tashmë po kryeson vendin e parë në grupin e ferrit me pancerat, Italinë dhe Anglinë.
Por goli i fitores i shënuar në minutën e 17, realizohet vetëm njëherë në jetë. Szalai i ka befasuar të gjithë me mënyrën sesi e dërgoi topin në rrjetë, po aq sa edhe vetë Ter Stegen, që mbeti në vend. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/