Ernest Muçi shënon që pa nisur mirë ndeshja, sulmuesi shqiptar protagonist me Legian

Ernest Muçi nuk gjendet në listën e lojtarëve që Edi Reja do të ketë në dispozicion në këto ndeshje të Ligës së Kombëve. Sulmuesi shqiptar vazhdon kështu stërvitjen me Legian, me të cilët ka zhvilluar sot një takim miqësor kundër Rzeszow-it.

Ish-futbollisti i Tiranës ka tundur rrjetën pa nisur mirë ndeshja, teksa shënon që në minutën e 6 të takimit. Legia fiton me rezultatin 3-0, ndërsa përveç Muçit kanë shënuar edhe Baku në minutën e 40 dhe Nawrocki në të 80-n. Muçi po kalon një formë të mirë këtë sezon në Poloni, ku ka qenë shpesh protagonist me gola dhe asiste për Legian e Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *