Mançester Siti ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertën kundër Ulverhemptonit. Erling Haland ishte një prej autorëve të golave, teksa tundi rrjetën në minutën e 16 të takimit. Por kaq nuk ka mjaftuar për të kënaqur talentin norvegjez. Sulmuesi i Sitit dëshironte të shënonte më tepër përgjatë 90 minutave dhe mërzia shihet qartë në fytyrën e tij pas ndeshjes.
Halandi ka vendosur dorën përpara kamerës së kameramanit në momentin kur po largohej nga fusha, duke i kërkuar i mërzitur të mos e filmonte. Një gjest ky që ka marrë edhe kritika nga tifozët, të cilët kanë kërkuar më tepër respekt nga norvegjezi, pasi kameramani thjesht ishte duke kryer detyrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Don’t get in Erling Haaland’s way ?
(via @btsportfootball)pic.twitter.com/KShyxiAV2N
— B/R Football (@brfootball) September 17, 2022