“Ka sytë e tigrit”! Deklaratë e pazakontë nga trajneri i Serisë A: Shkoj në luf.të në këmbë për Ardian Ismajlin

Pas vuajtjeve vjen lehtësimi! Kjo ka ndodhur me Ardian Ismajlin te Empoli, teksa në sezonin e fundit ka qëndruar në stol dhe nuk është përdorur nga kjo skuadër. Gjithçka ndryshoi me ardhjen e Paolo Zanetti. Në gjashtë ndeshjet e para të Serisë A, Ismajli ka qenë gjithmonë titullar, duke pasur notën mesatare të ndeshjes më shumë se 7. E gjithë kjo formë fantastike që po kalon ky mbrojtës, mund të shpjegohet në konferencën për shtyp. Para ndeshjes së radhës në kampionat ishte pikërisht trajneri i Empolit që foli për mbrojtësin e Shqipërisë.

“Ardianin e takova këtë vit, nga intervista e ditës së parë, mjaftoi një shikim për t’u kuptuar me njëri-tjetrin. Ka një karakter të jashtëzakonshëm, del në fushë me sytë e një luftëtari, ka sytë e tigrit. Unë dhe ai kuptohemi menjëherë sepse kemi të njëjtin mentalitet dhe nëse do të më duhej të shkoja në luft.ë në këmbë, nuk do të kisha asnjë dyshim për të sjellë Ismajlin. Kjo është dhurata e tij e madhe dhe ai e meriton atë që po merr”, tha trajneri i Empolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *