Balotelli do largohet nga Zvicra pas 2 ndeshjeve! E tërheqin zvarrë se nuk ecte dot, i pirë në klubin e natës së Lozanës

Mario Balotelli së fundmi është larguar nga Adana Demirspor dhe për habinë e të gjithëve ka nënshkruar kontratë me Sion. Sulmuesi 32-vjeçar me eksperiencë ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në Turqi. Ai shënoi 19 gola në 35 paraqitje, por pas një konflikti me trajnerin Vincenzo Montello, vendosi të largohej nga klubi.

Sion ka paguar tre milionë euro për ardhjen e futbollistit italian. Balotelli ka luajtur tashmë dy ndeshje, por pa asnjë efekt. Duket se ato dy ndeshje mund të jenë të fundit në fanellën e skuadrës zvicerane. Sulmuesi kontrovers është ngatërruar sërish dhe tifozët janë tërbuar me të. Tifozët e Sion janë tërbuar pasi u shfaqën pamjet e një Balotelli plotësisht të dehur duke dalë nga një klub nate në Lozanë, ndërsa miqtë e mbajnë pasi nuk ishte në gjendje të ecte dot. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online