Shtohen shanset për Kristjan Asllanin te Interi, Inzagi humbet një nga titullarët e mesfushës

Kristjan Asllani i ka pasur minutat e pakta këtë sezon te Interi. Nisja e ndeshjeve nga stoli ishte mëse e pritshme, por aktivizimi gjatë pjesës së dytë mendohej të ishte edhe më i shpeshtë. Megjithatë shanset e tij te zikaltrit janë rritur së fundmi. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i Hakan Çalhanoglusë.

Mesfushori turk është lënduar në stërvitje dhe përflitet të mungojë për 15-20 ditë. Për këtë arsye, Inzagi do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij në 11-shen titullare. Favoriti për të zënë vendi ne Çalhanoglusë është Mkitarian, por nuk mbetet pas as Kristjan Asllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *