Karriera e Kristiano Ronaldos ka pësuar rënie vitet e fundit. Sulmuesi portugez nuk po arrin të gjejë ambientin e duhur, teksa as te Mançester Junajtidi nuk po prek objektivat ekipor që egoja e tij dëshiron. Përpos fushës së lojës, Ronaldo ka nuk është më i njëjti edhe jashtë saj. Sjellja e tij karshi tifozëve ka ndryshuar.
Nëse dikur njihej për dashamirësinë e tij ndaj tifozëve dhe gatishmërinë për të shkrepur foto së bashku, apo për të dhuruar autografe e fanella, tashmë kthehet në qendër të vëmendjes për sjelljen negative ndaj simpatizantëve të tij. Një tifoze ishte duke pritur me telefon në dorë për të realizuar një foto në pushimin mes pjesëve kundër Sherif Tiraspolit, por në fund nuk mori as vëmendjen e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Ronaldo e ka injoruar kërkesën e saj, duke vazhduar rrugën drejt dhomave të zhveshjes pa kthyer as sytë drejt vajzës në fjalë. Një gjest që nuk i shkon për shtat një lojtari të nivelit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A fan asked Ronaldo for a picture during the halftime of the United game but he refused to take it… https://t.co/qYIRsvmtQU
— LSPN FC (@_LSPNFC) September 15, 2022