Pep Guardiola e refuzoi ofertën e Federatës, zbulohet se kush do të marrë drejtimin e Brazilit

Tifozët e Brazilit po presin me padurim fillimin e Botërorit në Katar, pasi shpresojnë në triumfin historik. Trofeu i Kupës së Botës mungon prej vitit 2002 për “Los Selecaos”. Fokusi kryesor në kombëtaren verdhe e blu është trajneri që do të pasojë Tite pas kompeticionit.

Objektivi i parë për Brazilin ishte Pep Guardiola, por ai e refuzoi ofertën e Federatës. Tashmë drejtuesit janë përqendruar në një tjetër emër. Bëhet fjalë për trajnerin e Fluminese-s Fernando Diniz, i cili pritet të marrë drejtimin e Brazilit në janar të vitit 2023. Trajneri është i preferuari i presidentit të Federatës së Brazilit dhe pritet të marrë besimin e duhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *