Armando Broja u aktivizua në pjesën e dytë të lojës kundër Salzburgut, e cila përfdoi në barazim 1-1. Sulmuesi shqiptar i dha një tjetër ritëm vazës ofensive të Chelsea-t, teksa spikati me pasimet dhe goditjen e tij. Paraqitja e tij ishte për duartrokitur dhe “Football.london“ e vlerëson me notën 7. Notë të njëjtë me të ka edhe Kukurela, ndëra sipët tij qendron vetëm Stërlingu (9).
“Edhe një herë tjetër mundësoi një moment kërcënues menjëherë pasi hyri në fushë, por u ngrit flamuri për pozicion jashtë loje pasi gjuajti jashtë. Mundësoi topin perfekt për Hakim Ziyech-in pasi nisi një aksion premtues. Humb një shans të madh të tijin në minutat shtesë“, shkruhet në vlerësimin e bërë për Armando Brojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/