Juventusi po nis të shkruajë një faqe të zezë në histori. Bardhezinjtë kanë humbur me shifrat 1-2 në shtëpi ndaj Benfica. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që kjo skuadër të mundej në dy takimet e para në Champions League.
Problemet janë të mëdha në skuadër dhe duket qartazi se lojtarët nuk po e ndjekin më trajnerin. Menjëherë pas ndeshjes, kamerat filmuan bisedën mes Di Maria dhe Milik, gjë e cila normalisht duhej të ndodhte në dhomat e zhveshjes.
Tashmë futbollistët nuk po e marrin në konsideratë këtë pjesë, për t’i shprehur emocionet e tyre në sy të të gjithëve. Di Maria ka pyetur Milik se pse u hoq nga trajneri dhe nuk arrinte të kuptonte se përse Allegri e zëvendësoi sulmuesin në minutën e 70 të takimit. /Sport Ekspres/
Prime Video leaks that, confused Di Maria asks Milik why Allegri took him off on 70th minute.
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) September 14, 2022