Juventusit iu mohua një gol i rregullt ndaj Salernitanas ditën e dielë dhe për pasojë bardhezinjtë humbën 2 pikë mjaft të vlefshme. Për një pjesë të mirë të sportdashësëve të futbollit është cilësuar si një “karma” pasi për ta Juventusi ka “vjedhur” për vite me radhë.
Nga ana tjetër, ish lojtari i Juventusit Massimo Maruro deklaroi se VAR u krijua për të rrëzuar Juventusin nga froni. “VAR u prezantua që të ndalë Juventusin të fitojë tituj. Më pas fitoi katër radhazi dhe u kuptua që po fitonin më të fortët.”- u shpreh Maruro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/