Ndodh sërish! Po luante te Bayern-Barcelona, lë stadiumin dhe ikën me vrap drejt shtëpisë që ia kishin plaçkitur në mes të ndeshjes

Thomas Muller kishte datëlindjen dje dhe dhurata më e madhe ishte fitorja e Bayern Munchen kundër Barcelonës në shifrat 2-0. Por gjermani nuk e festoi dot siç do ta dëshironte, për shkak të një ngjarje të ndodhur teksa po luhej përballja në “Allianz Arena”.

Disa persona kanë hyrë në shtëpinë e Muller duke arritur që të marrin bizhuteri dhe para që në vlerën totale arrinin në 100 mijë euro. Menjëherë pas përfundimit të takimit lojtari i Bayern është nisur drejt shtëpisë për të parë gjendjen plaçkitjes. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *