Robert Lewandowski nuk do ta kujtojë me dashuri rikthimin e tij në Mynih. Barcelona e vizitoi Bayernin në javën e dytë të Champions League dhe humbi pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer në pjesën e parë. Katalanasit patën një sërë mundësish të shkëlqyera përmes Lewandoskit dhe ndëshkimet për gabimet erdhën më vonë nga Lucas Hernandez dhe Leroy Sane, duke e mbyllur ndeshjen 2-0.
Pas ndeshjes, shumë u interesuan se si Lewandowski do të largohej nga stadiumi ku fitoi famë botërore dhe ndërtoi reputacionin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Polaku e ka bërë pa dhënë deklaratë në media, pa përshëndetur askënd dhe interesante është se i ka dhënë lamtumirën vetëm një njeriu. Ka qenë presidenti i klubit Jon Laporta ai që ka pritur lojtarët e Barcelonës para autobusit të klubit. /Sport Ekspres/
Lewandowski and Laporta hug pic.twitter.com/VcZAEv63Os
— The Barca Index (@BarcaIndex) September 13, 2022