Barcelona është mposhtur me rezultatin 2-0 nga Bajerni i Mynihut, në javën e dytë të Champions League-s. Rezultati ka lënë të pakënaqur Xavi-n, i cili është shprehur për mediat pas ndeshjes se ekipi i tij meritonte fitoren për atë çfarë shfaqi në fushën e lojës. Trajneri i Barcelonës prek edhe rastin kur arbitri vendos të mos akordojë penallti për Dembelen, teksa shprehet se të gjithë që e kanë parë atë rast janë të mendimit se ishte një 11 metërsh i pastër.
“Kur fal në Champions League kundër një ekipi të këtij niveli, atëherë përfundon duke paguar për këtë. Ne ishim më mirë. Me 6 apo 7 raste shumë të pastra, dhe, në krahun tjetër, Bajerni nuk të fal. Rezultati nuk pasqyron ndeshjen. Dominuam, krijuam më shumë raste, dhe përfunduar duke paguar për këtë.
Rezultati është një hap mbrapa. Humbja nuk ishte e merituar. Penallti në rastin e Dembeles? Nuk e kam parë përsëritje, por të gjithtë thonë që është… E din që nuk do të flas për arbitrat. Ata janë gjëra të lidhura me tensionin e ndeshjes. Ishte një ndeshje shumë e mirë për t’u fituar”, ka deklaruar Xavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/