Zbulohet audioja që vërteton gjithçka, Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Botërori

Ekuadori nuk gjen paqe edhe pse 2 muaj e ndajnë nga pjesëmarrja e Kupës së Botës. Çështja e Byron Castillo-s do të hapet sërish, teksa detaje të reja kanë dalë në dritë. Futbollisti u akuzua nga Federata e Kilit se kishte falsifikuar dokumentat për të ndërruar kombësinë e tij. Akuzat nuk u provuan disa muaj më parë dhe çështja u konsiderua e mbyllur.

Por “Dailg Mail” ka arritur të sigurojë prova në lidhje me këtë rast. Media britanike ka zbuluar audion ku vetë lojtari pranon se ka lindur në Tumaco dhe është kolumbian. Castillo ka pranuar se është ndihmuar të falsifikojë dokumentat për t’u quajtur shtetas i Ekuadorit, Kombëtaren e së cilit përfaqëson në kompeticionet ndërkombëtare. Prova të tilla pritet të vënë në lëvizje FIFA-n, e cila mund të përjashtojë Kombëtaren amerikano-jugore nga Kupa e Botës Katar 2022. Kujtojmë se Ekuadori do të luajë ndeshjen hapëse në këtë kompeticion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online