VIDEO/ Predha e lëshuar nga 30 metrat e Ernest Muçit, sulmuesi i shkoi pranë golit të javës në Poloni

Ernest Muçi e ka nisur në mënyrë të mirë sezonin e ri te Legia e Varshavës. Pas ndërrimit të trajnerit dhe ardhjes së Runaic, sulmuesi shqiptar ka marrë më tepër minuta në këmbë dhe besim. Në ditën e djeshme Legia u përballë ndaj Rakoë në transfertë, atje ku humbi me shifrat 4-0.

Ernest Muçi e nisi nga minuta e parë këtë takim dhe në të 9, ishte pranë realizimit të golit të javës. Një goditje e fuqishme mbërriti nga 30 metrat, me topin që mori devijimin e duhur për të befasuar portierin, por fatkeqësisht shkoi ngjitur me shtyllën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *