Përse Superiores i duhen trajner si Enkeleid Dobi, i tregoi edhe polakëve rritjen e futbollit në Shqipëri

Tashmë jemi mësuar me rastet kur shqiptarët sa herë shkojnë në një territor të huaj për të punuar, në kohë rekord harrojnë edhe origjinën e tyre. Por ky nuk ishte rasti i Enkeleid Dobit. Gjithmonë ky trajner ka pasur krenari dhe vlerësimet më të larta për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar.

Në kohën kur Shqipëria do të përballej me Poloninë, mediat polake i kërkuan një mendim Dobit për mënyrën sesi e shikonte situatën. Pasi u tregoi hapat e mëdha të bëra nga lojtarët e Kombëtares, të njëjtën qasje kishte edhe për Superioren, teksa tashmë është pjesë e tij si trajneri i Kukësit.

“Disa kohë më parë, Skenderbeu, një skuadër shqiptare, kaloi në fazën e grupeve të Europa League, e cila dikur dukej e paimagjinueshme. Klubet më të mira janë të interesuar për lojtarët tanë.  Legia fitoi Ernest Muci, tani Jürgen Celhaka iu bashkua asaj.  Vetëm këtë verë, tre lojtarë shkuan në ligën turke, e cila është një punë e madhe për një vend kaq të vogël.  Mund ta shihni që niveli i futbollit shqiptar po ecën përpara. Ne e dimë vendin ku jemi, por në të njëjtën kohë përpiqemi të luftojmë me më të mirët”, do të shprehej asokohe Dobi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *