“Dil për nxehje dhe ulu në stol”! Asensio godet shishen e ujit nga inati i Ançelotit, nuk mund ta pranonte dot (VIDEO)

Real Madridi fitoi sot 4-1 ndaj Mallorca. Gjatë takimit ka pasur disa skena të pazakonta me Marco Asension. Lojtari i Spanjës qëndroi te Reali edhe këtë sezon, edhe pse gjatë merkatos u përfol shumë për transferimin e tij të mundshëm. Megjithatë, Reali i Madridit nuk ka marrë ndonjë ofertë të kënaqshme për 26-vjeçarin.

Nga ana tjetër Carlo Ancelotti nuk është shumë i bindur për të përdorur shërbimet e spanjollit në ndeshjet aktuale. Asensio në asnjë ndeshje nuk ishte në formacionin titullar të ekipit. Në pjesën e dytë ndaj Mallorca, Asensio-s iu desh një kohë e gjatë për t’u ngrohur në nxehje, por Carlo Ancelotti vendosi që lojtarë të tjerë të futeshin në fushë.

Italiani zgjodhi Nacho, Luca Modric, Eduardo Camavinga dhe Dani Carvajal nga pankina që të hynin në fushën e blertë. Kur Reali përdori edhe ndryshimin e fundit, Asensio u tërbua. Futbollisti goditi shishen e ujit dhe u ul në stol deri në fund të lojës me pakënaqësi të shkruar në fytyrë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online