Ndeshja mes Kadizit dhe Barcelonës është ndërprerë në minutën e 80. Shkak për këtë është bërë një emergjencë që ka ndodhur në shkallët e stadiumit. Njëri prej tifozëve pati probleme shëndetësore dhe mjekët e skuadrave kanë shkuar menjëherë drejt tij për të dhënë ndihmën e parë. Lojtarët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, por portieri i Kadizit zgjodhi që fillimisht të jeptë kontributin e tij njerëzor për tifozin.
Me defribilatorin në dorë, Ledesma vrapon drejt tribunës për të ndihmuar mjekët që të stabilizojnë personin që kishte humbur ndjenjat. Tifozi në fjalë është dërguar në spital dhe gjendja e tij më pas është stabilizuar, duke bërë që lojtarët të kthehen përsëri në fushë për të luajtur minutat e mbetura të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
¡TREMENDAS IMÁGENES!
José Marí, jugador del Cádiz, ayuda al cuerpo médico a llevar una camilla a un aficionado que presentó problemas de salud mientras se disputaba el encuentro ante Barcelona.?: tw/AdriaAlbets pic.twitter.com/rqJFGYwWaZ
— Diario Diez (@DiarioDiezHn) September 10, 2022