VIDEO/ Egnatia i jep leksion Vllaznisë dhe i nxjerr në sipërfaqe probleme, Kastrioti kthehet si “mace e zezë” për Tiranën

Dy ndeshjet e radhës janë luajtur në javën e katërt të Superiores. Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0. Shkodranët kanë pasur fatin me vete në takimet e fundit duke mundur rivalë si Kukësi dhe Tirana, por këtë herë i kanë dalë në pah problemet. Dy gola për dy minuta arritën të realizonin vendasit që me De Large dhe Mustën do të trondisnin shkodranët.

Egnatia ishte gjithmonë më e rrezikshme në portën kundërshtare, ndërsa kontrolli i topit të Vllaznisë mbetej jo efektiv. Pjesa e dytë nisi me ndërrime dhe shkodranët dukeshin më të rrezikshëm, por Egnatia shënoi sërish. Këtë herë me Camaj që pasi mori vendin e Bambam do të shënonte me kokë pas krosimit të bukur nga krahu i djathtë.

Nga ana tjetër, Kastrioti është kthyer në një “mace të zezë” për Tiranën duke barazuar 0-0. Bardheblutë nuk po arrijnë dot që të mposhtin ekipin e drejtuar nga Cela. Sërish ishte e njëjta panoramë e ofruar nga ky takim. Tirana arrin të kontrollojë ndeshjen dhe të mundohet të rrezikojë portën kundërshtare, pa arritur dot që të shënojë. Në minutat e fundit Kastrioti hidhet në aventurë për të fituar takimin dhe për pak ia doli, pasi në të 85 Prenkocevic i shkoi fare pranë avantazhit, duke u ndalur në traversë. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Tirana 0-0

Kastrioti: Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Prenkoçeviç, Morbek, Greca Trajner: Emiljano Çela

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratche, Najdovski, Përgjoni; Aleksi, Deliu, Kallaku; Ismajlgeci, Hasani, Xhixha Trajner: Orges Shehi

Egnatia-Vllaznia 3-0 De Large 22′, Musta 23′, Camaj 58′

Egnatia: Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota, Fangaj, Zejnullahi, Fernando, Jackson, Musta; Delarge, BamBam
Trajneri: Edlir Tetova

Vllaznia: Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heric, Mala, Kaina, Hoxhaj
Trajenri: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *