Ngjarje e pazakontë! Nuk u arrit transferimi siç pritej, menaxheri i lojtarit godet me grusht presidentin e ekipit në La Liga

Presidenti i Rayo Vallecano, Martin Pres, u godit me grush.t nga menaxheri i Raul de Tomas. Raul de Tomas është futbollist i Espanyolit dhe u bisedua për rikthimin e tij në Rayo Vallecano, por transferimi në fund nuk ndodhi. Sipas ESPN, presidenti i Rayo Vallecano përfundoi duke u grusht.uar nga Ivan Garcia, menaxheri i futbollistit.

Lojtari spanjoll qëndroi te Espanyol, ndonëse kishte dëshirë të rikthehej te Vallecano dhe ai së bashku me familjen e tij ishte i vendosur që këtë verë të rikthehej me këtë skuadër. I pakënaqur me rezultatin e negociatave, meanxheri i De Tomas goditi me grusht presidentin e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *