Medon Berisha do të veshë përsëri ngjyrat kuqezi. Mesfushori shqiptar ka vendosur të lërë U21-shin e Kosovës, për t’ju bashkuar Shpresave të Shëqipërisë. Lajmin e përcjell vetë Leçja, që përmes faqes së vetë zyrtare njofton se Berisha është thërritur nga Kombëtarja U21 e Shqipërisë. Berisha shihet si një elemet mjaft premtues, te i cili drejtuesit e klubit të Serisë A besojnë shumë.
“US Leçe njofton se futbollisti Medon Berisha është thërritur nga Kombëtarja U21 e Shqipërisë me rastin e ndeshjeve miqësore me Maqedoninë e Veriut në 23 shtator dhe me Kroacinë në 25 shtator 2022“, shkruhet në lajmërimin e klubit të Leçes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/