E bujshme/ Situata e paprecedent! Lojtarët e Kombëtares dalin kundër Federatës, nuk pranojnë të hyjnë në ndeshje

Çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë! Pavarësisht se Rusia nuk është tërhequr ende nga Ukraina, vëmendja e jehonës botërore ka rënë ndjeshëm mbi këtë rast. Por jo sanksionet e vendosura mbi Rusinë, teksa edhe sporti kontribuoi në mënyrën e tij për ta përjashtuar këtë vend nga të gjitha kompeticionet në Europë.

Madje situata mbërrinte deri aty sa askush nuk pranonte të zhvillonte një miqësore me Rusinë. Një zhvillim tërësisht i papritur ka ardhur së fundmi, teksa Bosnje Hercegovina ka dalë si shteti i parë në Europë që ka zyrtarizuar një miqësore me Rusinë në 19 nëntor. E pazakonta nuk mbyllet me kaq, pasi askush nuk e di se me çfarë lojtarësh do të zbresi në fushë Bosnja.

Dy yjet e saj kanë reaguar menjëherë pas shpalljes së këtij takimi. Dzeko është shprehur se ka informuar Federatën se është tërësisht kundër një ndeshjeje të tillë, për sa kohë në Ukrainë po vazhdon e njëjta situatë. Gjithashtu edhe Pjanic ka konfirmuar se nuk do të luajë përballë Rusisë. Lista po vjen duke u shtuar me lojtarët që dalin kundër vendimit të Federatës për miqësoren e gjetur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *