Zyrtare/ Belica vishet bardheblu pas largimit nga Partizani: Erdha në një klub me traditë dhe tifozeri të madhe

Prishtina ka reaguar menjëherë pas humbjes ndaj Ballkanit, duke afruar një lojtar të ri. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belicën. 31-vjeçari ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Prishtinën. Belica ka një eksperiencë të gjerë në ekipet me kualitete të larta, teksa më parë ka luajtur me Inter Turku në Finlandë, Rabotniçki në Maqedonin e Veriut si dhe Rigan në Lituani. Gjithashtu mbrojtësi shqiptar ka luajtur për skuadrën e Partizanit në Superiore. Pas transferimit ai u shpreh mjaft i lumtur, duke deklaruar se për Prishtinën nuk e mendoi dy herë.

“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme. Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë. Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit”- u shpreh Belica./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *