Skuka ka zgjedhur që ta kalojë këtë pasdite në stadium. Partizani do të përballet kundër Erzenit në ditën e dielë dhe për këtë arsye sulmuesi ka gjetur kohën për të parë kundërshtarin e ardhshëm.
Lojtari ndodhet në Durrës për të parë takimin mes Teutës dhe Kukësit. Kjo pasi kryeqytetasit do të ndeshen me Kukësin në javën e ardhshme të Superiores dhe Skuka i sheh kështu nga afër mbrojtësit e ekipit të Gegës. /Sport Ekspres/