Të dy janë në fushë kundër Teutës, Andi Lila sheh ngjashmëri: Vëllezërit Taipi te Kukësi janë si vëllezërit Xhaka

Vëllezërit Taipi, Gjelbrimi dhe Shqiprimi, janë rikthyer të luajnë së bashku nga minuta e parë kundër Teutës. Shqiprimi erdhi nga stoli në ndeshjen e fundit kundër Kastriotit për verilindorët. Ndërkohë Andi Lila është së bashku me Xhihanin në komentim për ndeshjen e sotme.

Ish-lojtari i Kombëtares sheh një ngjashmëri të madhe mes vëllezërve Taipi dhe atyre Xhaka. “Vëllezërit Taipi janë si vëllezërit Xhaka. I njëjti fizik, i njëjti stil loje, kanë ngjashmëri të madhe”, tha Andi Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *