“Duhani thotë të bën impotent, pse nuk e ndalon Qeveria?”! Fidel Ylli e krahason me bastet sportive: Kur merr 3000 euro nuk luan dot më shumë se 500 euro

Fidel Ylli i është rikthyer sërish temës së basteve sportive. Edi Rama ka pritur Federata Sportive pak ditë më parë në një dëgjesë publike dhe pritet që llotot të rihapen në Shqipëri, por me disa ndryshime. Për të na dhënë një ide më të qartë, Ylli ka shpjeguar mënyrën sesi funksionohet në Suedi në emisionin “7pa5”.

“Ka vendosur një standart Suedia që thotë se një njeri me rrogë minimale 3000 euro nuk luan dot më shumë se 500 euro. Do vendosi kartën e identitetit dhe fytyrën e vet dhe është i kontrolluar: “Kur luan dikush 20 mijë euro në lloto, ne i themi se ku i gjeti këto para”. Është i kontrolluar. Dhe ne i themi se ku i gjeti paratë, pastrimi i parave të kontrollon. Fëmijët nën 18 vjec nuk luajnë dot se do të jetë me kartë identiteti.

Kur llotot nuk i mbylli Enver Hoxha, si mund të bëhet tani? Ti vendos standarte që të mos luajnë fëmijët, në mosha të mëdha. Kam marrë një paketë dhe këtu thotë: “Duhan v.ret”. Kjo thotë të bën impotent, të v.ret. Pse nuk e ndalon Qeveria? Se do të kalojë në kontrabandë pastaj”, tha Fidel Ylli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *