Ka ardhur Ora e Sportit! Analiza e Superiores dhe të rejat e Kombëtares para Ligës së Kombeve, pushimet lihen pas krahëve

Pushimet e verës janë lënë pas dhe futbolli i luajtur ka filluar, ashtu siç po ndizen edhe dritat e televizioneve sa i përket programeve sportive. Në këtë fundjavë do të fillojë emisioni “Ora Sport” me analizat e ndeshjeve të Superiores, por edhe ethet e ndeshjeve të Kombëtares që mbërthejnë shqiptarët, pasi po afron gjithmonë e më tepër Liga e Kombeve.

Të ftuar në studio dhe personazhe të ndryshme në lidhje live, për të pasuruar “pjatën kryesore” që do t’i ofrohet shikuesëve çdo mbrëmje të diele, duke nisur nga 11 shtatori. Ajo që shihet në fushën e blertë është krejtësisht kaq e parëndësishme, prapaskenat janë ato që mbërthejnë temat e debatit. Në moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Kecanit, së bashku me Drilon Xhepollarin, ky emision rikthehet sërish në ekranin e “Ora News”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *