U turpëruan 4-1 nga Napoli! Nga Mainzi te Dortmundi dhe Liverpuli, 7 vite si një rastësi fati që thërret për largimin e Jurgen Klop

Liverpuli e ka nisur këtë sezon të ri mes luhatjeve të mëdha. Asnjë fitore e arritur në tre ndeshjet e para të Premier League, te një fitore 9-0 ndaj Bournemouth, për të mbërritur më pas në një fitore dramatike në minutat e fundit ndaj Neëcastle pas atij spektakli të lënë pas dhe barazimi ndaj Everton.

Ndërkohë edhe aventura në Champions League nisi me një turpërim pasi Napoli i mposhti 4-1. Por historia thërret për një largim të mundshëm të Klop. Ky i fundit e ka nisur karrierën e tij te Mainzi duke i marrë nga Bundesliga 2 dhe duke i ngjitur në elitë për herë të parë në historinë e tyre. Më pas Mainzi do të rrëzohej sërish dhe pasi dështoi në vitin e 7 si trajner që t’i ngjiste sërish, Klop do të largohej.

E njëjta situatë u paraqit edhe te Dortmundi. Pasi i ngriti në nivelet më të larta, Klop do të largohej në vitin e 7 teksa Dortmundi nuk arriti të merrte dot më shumë sesa vendi i 7. Si për rastësi të fatit, ky sezon i nisur me luhatje te Liverpuli, e gjen Klop pikërisht në vitin e tij të 7 në “Anfield Road”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *