Vetëm një lojtar vlerësohet më lart se ai, media angleze i vendos notën Brojës në Champions: Prania e tij ngriti ekipin

Armando Broja përmbushi mbrmëmjen e sotme një nga ëndrrat e tij, atë të debutimit në Champions League. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë në humbjen 1-0 të Chelsea-t kundër Dinamos së Zagrebit. Por pavarësisht humbjes, “Evening Standard“ e ka vlerësuar 20-vjeçarin me notën 6, ku vetëm Reece James vlerësohet më lart se ai (7).

“Broja kërcënoi për të qenë në fund të disa krosimeve, thjesht duke u përpjekur për të qenë shënjestra që Chelsea kishte nevojë. Nuk mund të influenconte lojën, por prania e tij ngriti ekipin“, shkruhet në vlerësimin e “Evening Standard“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *