Ilir Daja arriti suksesin e madh me Ballkanin. Trajneri shqiptar mundi që ta dërgonte këtë ekip në fazën e grupeve të Conference League.
Gazetari Arlind Sadiku raporton se UEFA ka dhuruar 600 mijë euro për 10 ekipet e tjera të Kosovës, në saj të kësaj arritje. Kështu 60 mijë euro do të mbërrijnë në llogarinë e të gjithëve dhe kjo falë Ballkanit. /Sport Ekspres/